KANË FILLUAR APLIKIMET PËR KOMPENSIM PËR NËNAT ME TRE E MË SHUMË FËMIJË

Përfitueset e kompensimeve të bazuara në lindjen e tre ose më shumë fëmijëve, nga e hëna mund të paraqesin kërkesat për kompensim në qendrat e punës sociale, njoftoi Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Departamenti i Qeverisë deklaroi se kompensimi parashihet me Ligjin për kompensimin e ish-përfituesve të përfitimeve në bazë të lindjes së tre ose më shumë fëmijëve. Ministria tha se kërkesa duhet të dorëzohet brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. “Ligji ka hyrë në fuqi më 8 janar dhe dita e fundit për paraqitjen e aplikimeve është 9 marsi i këtij viti,” thuhet në njoftim. Ministria thekson se të drejtën e kompensimit kanë shfrytëzueset e kompensimit të cilëve u takonte nga 1 janari 2016 deri më 30 qershor 2017. Thuhet se të drejtën në kompensim e kanë edhe shfrytëzueset statusi juridik i të cilave është i rregulluar me Ligjin për Ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 19 prill 2017 pas skadimit të kohës së shfrytëzimit të kompensimit të paraparë me atë ligj. Ministria tha se ish-përfitueset marrin beneficione në përqindje 70 për qind dhe 40 për qind, në masën që u ishte përcaktuar si shfrytëzues të beneficioneve me Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve.

SHARE