Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar thekson rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara. Escobar gjatë një takimi me Ministren e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias Tamara Srzhentiq tha se thekson veçanërisht rëndësinë e punës së përbashkët të grupeve të punës në kuadër të Dialogut Ekonomik, i cili hap hapësirë për zgjerimin e angazhimit dhe përpjekjet e reja ekonomike, tregtare, mundësi investimi dhe komerciale. “Transformimi dixhital dhe teknologjitë e reja do të ofrojnë mundësi të mëdha për përparimin e vendit dhe përmes programeve të shumta do të krijohen shanse të mira për të rinjtë për të qëndruar në Mal të Zi”, është mesazhi nga Uashingtoni.