FATURA MESATARE E MUAJIT DHJETOR, RRETH 40 €

Fatura mesatare e dhjetorit të energjisë elektrike për familjet në Mal të Zi, kap vlerën prej 39,48 euro, njofton Industria e Energjisë Elektrike. Sipas të dhënave të IEE, familjet kanë konsumuar 135 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike në dhjetor të vitit të kaluar, që është 32.3 për qind më shumë se në nëntor. Krahasuar me dhjetorin 2020, konsumi është 8,8 për qind më i lartë.

SHARE