MISHI I DERRIT NË MAL TË ZI I SIGURT

Pas informacioneve se importi i derrave dhe mishit nga Maqedonia e Veriut dhe rreth 20 vende të tjera është ndaluar për shkak të shpërthimit të murtajës afrikane të derrave, drejtori i Administratës së Sigurisë Ushqimore, Vlladimir Gjakoviq, tha për Radio Malin e Zi se mishi i derrit është i sigurt në tregun tonë. “Inspektorët veterinar dhe ushqimor në kufi kontrollojnë rregullisht kafshët, mishin dhe produktet e mishit që importohen, kështu që siguria është e garantuar,” tha Gjakoviq.

SHARE