QEVERIA KA PROPOZUAR NDRYSHIMIN E TAKSËS PËR KAFEN E PJEKUR DHE TË PAPJEKUR

Qeveria ka propozuar ndryshimin e masës së taksës për kafenë e pjekur dhe të papjekur, e cila në fund do të kontribuonte në rregullimin e të gjithë tregut dhe mbledhjen më të mirë të të ardhurave mbi këtë bazë. Qeveria e ka dorëzuar në procedurë parlamentare Propozimin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi kafenë. Me ndryshimet e propozuara, shuma e taksës për kafen e papjekur në vend të një euro për kilogram do të ishte 80 cent, ndërsa për kafenë e pjekur në vend të 80 cent, propozohet një euro për kilogram të peshës neto të produktit. Dispozitat e ligjit parashikuan detyrimin për pagimin e taksës për kafen, e cila është vënë në qarkullim të lirë në territorin e Malit të Zi.

SHARE