Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, nesër do të përgjigjet në pyetjet e përfaqësueseve të klubeve të deputetëve.
Kryetari i Klubit të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Radunoviq do t’a pyesin Kryeministrit që të njoftojë për përfundimin konkret të Samitit të BE-së, të Ballkanin Perëndimor në Sofje dhe të sqarojë përfitimet e tij konkrete për Malin e Zi.
Ndërsa përfaqësuesi i klubit të partive të pakicave Ervin Ibrahomoviq, është i interesuar të dij se çka është duke ndërmarrë Qeveria e Malit të Zi, lidhur me heqjen e detyrimit të sigurimit kufitar të automjeteve për shtetasit e Malit të Zi dhe Kosovës.
Kurse deputeti i Partisë Liberale, Andrija Popoviq, do të pyesin Markoviqin, çka është duke ndërmarrë Qeveria për të justifikuar statusin e saj ekologjik.