JOKSIMOVIQ: DY PERSONA VDIQËN, MES POTHUAJSE 80,000 TË VAKSINUARVE ME DOZËN E TRETË

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi Millko Joksimoviq tha se në Mal të Zi kanë vdekur dy persona si pasojë koronavirus, të cilët janë imunizuar me tri doza të vaksinës, ndërsa rreth 1,200 prej tyre janë infektuar. “Në mesin e afro 80,000 njerëzve në Mal të Zi që morën dozën e tretë të vaksinës, deri më tani kemi vetëm dy vdekje në mesin e atyre që u infektuan, dhe mbi 1,200 prej tyre u infektuan. Të dy të vdekurit që morën dozën e tretë ishin të moshës mbi 60 vjeçare dhe në të dyja rastet morën tre doza të vaksinës kineze Sinofarm, e cila nuk ishte në përputhje me rekomandimet, pasi vaksina ARN rekomandohet si doza e tretë,” deklaroi Joksimoviq. “Paniku nuk është kurrë një reagim i mirë, kështu që nuk ka nevojë për këtë, ne duhet të përpiqemi të zvogëlojmë dëmin dhe të frenojmë epideminë,” tha Joksimoviq.

SHARE