Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 2,590 raste të reja me koronavirus, në 6,994 mostra të analizuara. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të të testuarve për 03.01.2022. ishte 37.03%. Gjatë ditës së djeshme, u raportuan dy vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2, nga Herceg Novi (1) dhe Tivari (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,422. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 472 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 14,623. Në Tuz janë regjistruar 11 raste të reja, çfarë rrit numrin e të infektuarve në 81 persona aktiv.