Të gjitha llojet e karburanteve në Malin e Zi do të jenë më të shtrenjta nga tre deri në shtatë centë nga mesnata, kumtuan nga Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi.
Derivatet e naftës në Mal të Zi do të shtrenjtohen për 7 centë dhe çmimi i ri do të jetë 1.3 eura, për litër, kurse vaji extra i lehtë me shumicë, shtrenjtohet për 6 centë dhe do të kushtojë 1.26 eura.
Benzina Eurosuper 95 dhe 98 do të shtrenjtohet 4 centë dhe do të kushtojë 1.41 eura për litër, gjegjësisht 3 centë në 1.44 eura.