RONELA HAJATI FITON EDICIONIN E 60-të TË FESTIVALIT TË RTSH-së

Nata finale e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH, ka shpallur fituese këngëtaren Ronela Hajati me këngën “Sekret”. Kënga “Sekret”, është me muzikë dhe tekst nga vet këngëtarja Hajati, e kënduar në bashkëpunim me Sabri Fejzullahu. Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me projektin “Theje”, kurse vendin e tretë e zuri Eldis Arnjeti dhe Rrezarta Smaja. Edicioni i këtij viti zgjati tre natë ndërsa pjesë e festivalit ishin 20 krijimesh të përzgjedhura për Fest’ 60. Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.Shqipëria tani më është pjesë e Eurovisionit që 16 vite.

SHARE