NGA 1 JANARI, DERI NË 40% PAGA MË TË LARTA PËR PERSONELIN MJEKËSOR

Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq dhe përfaqësuesit e sindikatave përfaqësuese të shëndetësisë nënshkruan Marrëveshjen Kolektive Degëzuese për rritjen e pagave në shëndetësi, kështu që nga 1 janari 2022 pagat për personelin mjekësor do të jenë më të larta nga 30-40 për qind, ndërsa për personelin jomjekësor ndërmjet 13-26 për qind. Në emër të Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, kontratën e ka nënshkruar Lilana Krivokapiq, ndërsa në emër të Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të Malit të Zi, Nebojsha Radonjiq. Boroviniq Bojoviq theksoi se është hera e parë që Qeveria e Malit të Zi inicon rritje të pagave në shëndetësi, zvogëlon pabarazinë në paga, kështu që rritjen më të lartë e arrijnë të punësuarit me koeficient më të ulët, ndërsa më të vogël drejtorët e institucioneve shëndetësore.

SHARE