MARKOVIQ:  PËRGATITËN NDRYSHIME NË LIGJIN PËR KËSHILLIN GJYQËSOR

Qeveria e Malit të Zi po përgatit ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor,  e që ka për qëllim zhbllokimin e zgjedhjes së anëtarëve të atij institucioni, njoftoi Kryeministri i Malit të zi Dushko Markoviq.

Ai në konferencën për shtyp të Partisë Demokratike të Socialistëve, tha se Qeveria e MZ,  ka gjasa që të enjten  të prezantoi Ligjin i cili do të zgjedhë çështjen e bllokimit parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor.

“Ne besojmë dhe do të donim që opozita parlamentare të merrte pjesë në këtë proces”, shtoi Markoviq.

Lideri i PDS-së Millo Gjukanoviq, në pyetjen se si ata synojnë të zgjidhin problemin e bllokimit të punës së Këshillit Gjyqësor, tha se vjen koha në të cilën pret që edhe subjektet tjera politike të sillen ndryshe.

SHARE