Qeveria ka miratuar sot masa të reja në luftën kundër koronavirusit, të cilat do të jenë të vlefshme nga 30 dhjetori i këtij viti deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.
1. Orari i punës i restoranteve, kafeneve, ambienteve të tjera hotelierike,nga data 31 dhjetor deri më 1 janar është i kufizuar deri në ora 1 pas mesnate, por për të pajisur me certifikatë COVID. Në këto ditë, muzika live ose transmetimi nga pajisjet akustike lejohet vetëm nga ora 20:00 deri në ora 1 pas mesnate.
2. Gjatë të gjitha ditëve të tjera deri më 12 janar, orari i punës në të gjitha objektet e hotelerisë, me posedim të certifikatës COVID, është i kufizuar deri në ora 22.00, duke vënë në dukje se gjatë orarit të plotë të punës ndalohet plotësisht muzika si live ashtu edhe e transmetuar.
3. Ndalohet mbajtja e dasmave, ditëlindjeve, ahengjeve, festave muzikore dhe festimeve të tjera private.
4. Ndalohet grumbullimi në vende publike të mbyllura (ngjarje publike, tubime politike, tubime profesionale, shkencore dhe të tjera) përveç nevojave të kryerjes së punës dhe veprimtarive zyrtare, me respektim të masave themelore dhe posedim të certifikatës COVID.
5. Të gjitha vizitat në objektet e akomodimit kolektiv janë të ndaluara.
6. Ndalohet puna e palestrave dhe sallave të lojrave për fëmijë. Bastoret lejohen të punojnë me certifikatë COVID.
7. Në qendrat tregtare, me sipërfaqe mbi një mijë metra katrorë dhe që kanë më shumë se tre subjekte biznesi, lejohet prania e një personi për 10 metra katrorë, duke respektuar masat bazë dhe me posedim të detyrueshëm të certifikatës COVID.
8. Lejohet kryerja e ritualeve fetare në objektin fetar por me kufizim që të jetë 1 person për 10 metër katrorë, me mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse dhe respektimin e distancës, si dhe me posedim të certifikatës COVID.
9. Vizitat në institucionet kulturore (teatro, kinema, muze, galeri) lejohen me certifikatë COVID.
10. Ndalohet prania e spektatorëve në ambiente të mbyllura sportive.
11. Spektatorët lejohen të jenë të pranishëm në ambiente të hapura sportive, por në vetëm një të katërten e numrit të përgjithshëm të ndenjësëve, me kusht që dy ndenjëset ndërmjet spektatorëve të jenë të lira, me mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse që mbulon hundën dhe gojën, si dhe me posedimin e certifikatës COVID.
12. U propozohet të gjithë punonjësve në administratën publike, kompanive dhe sipërmarrësve që të organizojnë punën nga shtëpia, si dhe me turne të caktuara, duke siguruar mbarëvajtjen e procesit të punës.
13. Të gjithë qytetarëve u rekomandohet që festat e ardhshme t’i kalojnë me familje.