BUKËPJEKËSIT NGA 1 JANARI VENDOSIN ÇMIMET E BUKËS NË MËNYRË TË PAVARUR

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka propozuar formimin e lirë të çmimeve të bukës së bardhë duke filluar nga 1 janari 2022, që do të thotë se rregullorja për kufizimin e çmimeve nuk do të jetë më në fuqi dhe bukëpjeksit do të mund të vendosin çmimet në mënyrë të pavarur siç ishte më parë. Kujtojmë se në muajin korrik qeveria e kishte kufizuar çmimin e bukës së bardhë në 50 cent. Sipas njoftimeve të mëparshme çmimi i bukës nga 1 janari mund të jetë deri në 70 cent. Ata shtojnë se për shkak të rëndësisë së këtij ushqimi në konsumin e përditshëm të familjeve, presin që të gjitha palët të tregojnë një nivel të lartë të përgjegjësisë sociale në përcaktimin e çmimeve dhe përcaktimin e marzheve të tregtisë me pakicë.

SHARE