KE-ja APROVON CERTIFIKATËN DIGJITALE TË VAKSINIMIT TË SHQIPËRISË

Komisioni Evropian ka aprovuar këtë të hënë certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të lëvizin për pushime jashtë vendit gjatë festave të fundvitit. Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmërinë. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE-së drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE-së. Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE.

SHARE