GALLIQ: DO TA SHQYRTOJMË MUNDËSINË QË ORËT TË ZGJASIN 45 MINUTA

Instituti i Shëndetit Publik do të shqyrtojë propozimin e prindërve që mësimi në shkolla në gjysmëvjetorin e dytë  të jetë 45 minuta, por kjo do të varet nga situata epidemiologjike pas pushimeve, tha drejtori Igor Galiq. “Kjo, sigurisht, do të varet nga situata  epidemiologjike.Është herët për të bërë një propozim lidhur me këtë iniciativë, duke qenë se së shpejti do të pasojë pushimi”, tha ai.“Pas festave të Vitit të Ri do ta shqyrtojmë situatën dhe do të japim një përgjigje për këtë”, ka shtuar Galiq.

SHARE