KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT MIRATON BUXHETIN PREJ 7,9 MILION EURO PËR VITIN 2022

Sot në Kuvendin e komunës së Tuzit u mbajt seanca e XX me rradhë. Kuvendi i komunës së Tuzit votoi sot buxhetin prej 7,9 milionë euro për vitin 2022. Buxheti u votua nga këshilltarët e ASH, LDSH, Unioni i Tuzit, Partia Boshnjake dhe Demokratët. Këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) bojkotuan seancën. Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social Facebook, shkruan se për vitin 2020 u realizua buxheti prej 4 milion euro, në vitin aktual – pra, vitin 2021 po realizojnë buxhetin me vlerë prej 6 milion euro, dhe shtoi se zhvillimi vazhdon edhe në vitin 2022. “ Në Kuvend ishim ne që e deshtëm Komunën, e duam zhvillimin dhe duam Malësinë! Malësia po ndryshon e përparon,” shkruan Gjeloshaj.

SHARE