AMBASADORI I KOSOVËS MARTIN BERISHAJ, DORËZON LETRAT KREDENCIALE PRESIDENTIT TË KROACISË

Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Republikës së Kosovës, Prof.dr. Martin Berishaj. Berishaj është i lindur në Tuz, ndërsa jeton në Slloveni. Është politolog dhe drejtues i institutit për studime albanalogjike “Albanica” në Lubjanë dhe është profesor universitar i shkencave politike. Misioni diplomatik i Kosovës në Kroaci kishte mbetur pa ambasador nga 19 maji i këtij viti, pas vendimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për të shkarkuar nga pozita 12 ambasadorë.

SHARE