COVID NË MAL TË ZI: 237 RASTE TË REJA, 3 NË TUZ

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 2 persona, kurse 237 të tjerë janë konfirmuar pozitiv, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID në Mal të Zi, deri më tani ka shkuar në 2.380persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 199 pacientëve, kurse numri aktual i të prekurve është 1 mijë e 730persona, në Tuz janë 22 raste aktive.

SHARE