NIMANBEGU: SHANSE TË BARABARTA PËR QEVERINË E PAKICËS DHE PËR ZGJEDHJE TË REJA

Duke gjykuar nga mesazhet publike të disa politikanëve, ka shanse të barabarta për të shkuar qoftë në Qeverinë e pakicës, qoftë në zgjedhje, tha në një intervistë për gazetën “Pobjeda” Genc Nimanbegu, kryetar i Forcës së Re Demokratike Forca dhe deputet i Listës Shqiptare. “Eksperimenti u quajt “qeveri e ekspertëve” kjo qeveri aktuale, është tashmë jolegjitime dhe ishte me një pjesë e pakicës. Nënshkruesit aktualë të memorandumit konfirmojnë këtë se kjo Qeveri ishte dështim dhe se është shkatërruar shumë kohë më parë. Megjithatë, u desh pak kohë për ta parë ose për ta pranuar”, ka thënë Nimanbegu. Ai theksoi se Mali i Zi është shumështresor, se nuk ka dy palë, por ka më shumë kombe, fe dhe se është e nevojshme që akterët politikë të tërhiqen nga pozicionet e tyre aktuale që të ecet përpara. Nimanbegu tha se në mesin e nënshkruesve të Memorandumit për bashkëpunim mungon Iniciativa Qytetare Kroate, por, siç tha ai, në atë bashkëpunim ka vend edhe për subjektet tjera politike, duke shtuar se ideja e Memorandumit përshkruhet në qëndrimet që ai përmban.

SHARE