RINIA ËSHTË NË FOKUSIN E TË GJITHË QEVERISË

Rinia është në fokusin e Ministrisë së Financave dhe Kujdesit Sociale dhe të gjithë Qeverisë, tha sot ministri Millojko Spajiq, duke shtuar se është krenar që studentët e kuptojnë se programi “Evropa Tani” kontribuon në statusin më të mirë të të rinjve dhe mbajtjen e tyre në Mal të Zi. Parlamenti Studentor i Universitetit të Malit të Zi më herët vlerësoi se masat nga programi “Evropa Tani” janë inkurajuese, sepse ato duhet të kontribuojnë në një status më të mirë të studentëve dhe të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës. Spajiq tha se shpreson që propozimbuxheti për vitin 2022 të mos “masakrohet” vetëm për të shkatërruar masat reale për rritjen e standardit të qytetarëve. Përndryshe, më parë nga parlamenti Studentor është kumtuar se anëtarët e tyre morën pjesë në panelin në të cilin përfaqësuesit e Ministrive të Zhvillimit Ekonomik dhe Financave dhe Kujdesit Social prezantuan programin “Evropa Tani”, ku shprehen besimin se programi, nëse miratohet, do të kontribuojë në zgjidhjen e shumicës së problemeve të rinjve dhe krijimin e parakushteve që studentët në një të ardhme të parashikueshme të kenë kushtet që kanë kolegët e tyre në vendet e zhvilluara. Ndërsa, sipas hulumtimeve të reja të opinionit publik, rreth 92 për qind e të rinjve që morën pjesë në hulumtimin e Qendrës për Liritë Civile deklaruan se do të largoheshin përgjithmonë ose përkohësisht nga Mali i Zi për mundësi më të mira. 46% e tyre theksuan se sfida kryesore për të rinjtë është punësimi.

SHARE