INSTITUTI: 132 RASTE TË REJA, 3 VIKTIMA

Dje në Mal të Zi si pasojë e infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid 19, tre persona kanë humbur jetën më i riu prej të cilëve 48 vjeç. Siç njofton, ISHP janë regjistruar 132 persona të rinj të infektuar. Deri në orën 15.00 u raportua shërimi i 222 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1,694. Ministria e Shëndetësisë, Qendra Klinike e Malit të Zi dhe Instituti i Shëndetit Publik organizojnë nesër në ora 10:00 konferencë për media, në të cilën do të prezantohet gjendja aktuale epidemiologjike në vend, e shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19.

SHARE