BALLKANIT I AFROHET STUHIA “CARMEL”, RREZIKOHEN DISA ZONA NË SHQIPËRI

Këto ditë me diell janë qetësia para stuhisë, thonë mediat greke, të cilat raportojnë se Ballkani e Mesdheu pritet të përballet me një valë te ndjeshme të ftohti dhe një stuhi dëbore, të cilën e kanë pagëzuar me emrin “Carmel”. Stuhia llogaritet të prekë tokën mbrëmjen e së shtunës, teksa një sistem presioni të ulët po krijohet rreth ishullit të Rodosit e lëviz drejt Qipros. Stuhia, që do të sjellë me vete reshje të dendura shiu, deborë dhe erëra të fuqishme, mund të ndihet edhe ne disa zona të jugut të Shqipërisë. Kathimerini shkruan se buletini urgjent i moti i shërbimit metereologjik kombëtar grek tregon se kushtet e këqija atmosferike do të përfshijnë Mesdheun juglindor, shoqëruar me rrebeshe shiu nga fillimjava. Duket se kjo stuhi ka mbjell mjaft shqetësim në Greqi e Qipro. Edhe vetë emri që i është vendosur asaj, “Carmel” në bashkëpunim me shërbimin izraelit të metereologjisë, ka një referim biblik. Më problematike situata parashikohet të jetë në ishujt ne veri dhe në lindje të Egjeut, në lindje të Peloponezit e veri të Kretës, ndërsa rrezik ka sërish edhe për Evian.

SHARE