BRITANIA DO TË NDIHMOJË MALIN E ZI TË PARANDALOJË RRJEDHËN E PALIGJSHME TË MALLRAVE

Qeveria britanike mbetet një partner i përkushtuar ndaj Qeverisë së Malit të Zi në të gjitha aspektet e luftës kundër krimit të organizuar, duke mbështetur forcimin e kontrolleve të sigurisë kufitare për të parandaluar qarkullimin e paligjshëm të mallrave, por edhe duke forcuar mekanizmat legjitimë të tregtisë në vend dhe rajon. Kështu kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në takimin me zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq. Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike theksuan investimet e deritanishme në forcimin e kapaciteteve të autoriteteve doganore, duke përfshirë donacionet e pajisjeve të vlefshme, si dhe vazhdimin e investimeve në zhvillimin e infrastrukturës për kontrolle doganore në Zonën e Lirë.

SHARE