FD KËRKON QË PAGA MINIMALE TË JETË 650 EURO

Klubi i Parlamentit të Frontit Demokratik propozoi një amendament që kërkon që paga minimale në Mal të Zi të jetë e barabartë me shportën minimale të konsumatorit. Shporta minimale e konsumit aktualisht është 650 euro. Në shkresë drejtuar Kuvendit sqarojnë se paga minimale e propozuar prej 450 euro nuk e arrin qëllimin që duhet të arrijë kjo dispozitë. “Kjo shumë është dukshëm më e ulët se shuma minimale e nevojshme për të siguruar nevojat elementare të jetesës së qytetarëve dhe institucionalizon de facto standardin e jetesës nën kufirin e varfërisë”, thuhet në shkresë. Pakoja e propozuar e ligjeve që shoqëron propozimin për rritjen e pagës minimale sjell rritjen e taksave, akcizave, vendosjen e detyrimeve të reja, që do të çojë domosdoshmërisht në rritje të çmimeve të nevojave themelore. Kjo zhvlerëson automatikisht rritjen e propozuar të pagës minimale. “Këto janë kurthe të cilat nga njëra anë krijojnë iluzionin e përmirësimit të standardeve, dhe nga ana tjetër, marrin atë që jepet, madje më shumë se kaq, i shtyjnë më tej qytetarët tashmë të varfër në një humnerë financiare edhe më të thellë”, thuhet në amendament.

SHARE