KËSHILLI I EVROPËS MIRATON KONKLUZIONET: KONFERENCA NDËRQEVERITARE ME SHQIPËRINË TË MBAHET SA MË PARË

Këshilli i Evropës ka miratuar konkluzionet për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Për Shqipërinë, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së, që i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Këshilli po ashtu pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt që e mundur, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli. “Këshilli përshëndet vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020. Këshilli pret që të mbajë sa më shpejt konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli”, thuhet ndër të tjera në konkluzionet për Shqipërinë. Këshilli po ashtu vëren se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin përgjithësisht të organizuara mirë dhe kujton se këto zgjedhje u mbajtën në bazë të kuadrit të ri zgjedhor pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ai inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR. Në konluzionet e Këshillit nënvizohet gjithashtu se “dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst”, po ashtu mirëpret rikthimin e opozitës në parlament, përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht duke zbatuar reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të njëjtin qëndrim, Këshilli mban edhe për Maqedoninë e Veriut, ku kërkohet sa më parë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

SHARE