GJELOSHAJ: PAGESA E BORXHIT DERI MË 17 DHJETOR OSE BLLOKIM I LLOGARISË

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Zdravko Krivokapiq që t’i paguajë nga rezerva buxhetore obligimet e Plantacioneve ndaj Tuzit, ndërsa në të njëjtën ditë Kuvendit Komunal i Tuzit do t’i paraqesë propozim për lirimin të obligimeve me qellim të mbështetjes të mbijetesës të kësaj kompanie shtetërore.  Ai ka theksuar se Krivokapiqin e pret deri më 17 dhjetor në ora 10:00, në të kundërtën në mesditë do ta bllokojë llogarinë e Plantacioneve.  “Ajo që duhet të dini është se kjo kompani ka përdorur prej dekadash token tonë të trashëguar , e cila iu hoq paraardhësve tanë, me vendimet e autoriteteve për ta përdorur atë. Gjithashtu, Qeveria juaj ua ka dhënë në mënyrë të paligjshme token tonë t trasheëguar, me statusin  “për përdorim”, Plantacioneve. Dikush do të mbajë përgjegjësi para autoriteteve të shtetit demokratik të Malit të Zi,” tha Gjeloshaj për akuzat e Krivokapiqit se Tuzi donte të shkatërronte Plantacionet. Ai pohoi se Plantacionet janë armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit të Komunës së Tuzit.

SHARE