URA, PSP, PB, ASH, FORCA, PD DHE CIVIS NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Lëvizja qytetare URA, Partia Socialiste Popullore, Partia Boshnjake, Alternativa Shqiptare, Forca, Partia Demokratike dhe CIVIS do të nënshkruajnë nesër një Memorandum Bashkëpunimi, mëson Vijesti. Kjo është hera e parë që partitë e pakicave nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi me subjektet aktualisht në pushtet. Ne besojmë se ky është një hap i madh përpara për shoqërinë malazeze dhe proceset politike të deritanishme sepse ka të bëjë me pajtimin e subjekteve nga spektra të ndryshëm te skenes politik dhe profileve te dryshme  ideologjike. „Mali i Zi aktualisht është i ngarkuar nga ndarje të shumta dhe për këtë arsye qëllimet kryesore të këtij procesi janë pajtimi në shoqërinë malazeze dhe integrimi evropian. Ne duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi në mënyrë që Mali i Zi të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian,“ka thënë për Vijesti një bashkëbisedues i mazhorancës parlamentare, i cili ka dashur të mbetet anonim. Memorandumi do të nënshkruhet nga liderët e subjekteve politike, Dritan Abazoviq, Vlladimir Jokoviq, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Srgjan Paviqeviq. Siç u tha për “Vijesti”, qëllimi kryesor i atij bashkëpunimi është anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe zhbllokimi i institucioneve.

SHARE