PREJ 24 DHJETORIT, CERTIFIKATAT E COVID DO TË NJIHEN EDHE NË BE

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se certifikata dixhitale e BE-së është e vlefshme 14 ditë mbas marrjes së dozës së fundit të vaksinës.  Ata shtuan se testi PCR është i vlefshëm për 72 orë, dhe testi i shpejtë i antigjenit 48 orë.  Qytetarët që kanë kaluar COVID 19 dhe që kanë kaluar më shumë se 10 e më pak se 180 ditë nga testi PCR pozitiv, siç shtojnë ata, plotësojnë edhe kushtin për përdorimin falas të certifikatës dixhitale të BE-së për COVID.  Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varheli tha se qytetarët e Malit të Zi do të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe anasjelltas nga 24 dhjetori.  Do të thotë se, certifikatat tona të COVID-it do të njihen në BE që nga 24 dhjetori. Varheli e bëri të ditur këtë në konferencën për media në kuadër të konferencës ndërqeveritare në Bruksel.  Lajmin e ka publikuar në Twitter edhe ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq. “Mali i Zi ka përfunduar të gjitha procedurat për t’iu bashkuar sistemit evropian të certifikimit COVID-19.  Nga Krishtlindjet, qytetarët e Malit të Zi do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së, ndërsa qytetarët evropianë do të udhëtojnë lirshëm në Mal të Zi”, tha Komisioneri Evropian.

SHARE