MBAHET KONFERENCA NDËRQEVERITARE E MALIT TË ZI DHE BE-së

Konferenca politike ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian (BE), e dyta me radhë, është mbajtur sot në Bruksel. Delegacioni malazez do të kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, ndërsa në të do të marrë pjesë edhe kryenegociatorja e Malit të Zi me BE, Zorka Kordiq. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka publikuar në Twiter se konferenca është një mundësi e mirë që Mali i Zi, përmes një vizioni të qartë të prioriteteve për periudhën e ardhshme, të konfirmojë se anëtarësimi në BE është angazhimi i tij strategjik dhe synimi kryesor i politikës së jashtme. Komisioni Evropian (KE) respekton vendimin e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiq për të qëndruar në Mal të Zi gjatë votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë, është bërë e ditur nga Brukseli. “Ne respektojmë vendimin e kryeministrit. Jemi duke ndjekur nga afër ngjarjet në Mal të Zi dhe nuk kemi komente të mëtejshme”, tha më parë zëdhënësja e KE, Ana Pisonero Hernandez. Pisonero Hernadez theksoi se i gëzon mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare me Malin e Zi, ku do të prezantohet Qeveria në nivel ministror. 

SHARE