GJATË FUNDJAVËS JANË PARAQITUR 15 KALLËZIME PENALE PËR MOS RESPEKTIM TË MASAVE

Drejtoria për Çështje të Inspektimit gjatë fundjavës ka ngritur 15 kallëzime penale për mos respektim të masave epidemiologjike në objektet hotelierike. Nga kjo Drejtori theksuan se të premten dhe të shtunën në mbrëmje janë kryer kontrolle aksionale në objektet hotelierike në Podgoricë, Tuz, Nikshiq, Budva, Tivat, Kotor, Herceg Novi, Tivar, Ulqin, Bijello Pole, Rozhajë, Plavë, Guci dhe Plevle. Siç kanë thënë ata, në dy mbrëmje janë kontrolluar gjithsej 125 objekte hoteliere, janë konstatuar 18 parregullsi dhe janë ngritur 15 kallëzime penale. “Është ngritur kallëzim penal për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për posedim të certifikatave të COVID-19 me hyrjen në objekt dhe mungesë të personit të ngarkuar për kontrollin e njërës prej certifikatave të kërkuara”, thuhet në njoftim.

SHARE