MILLATOVIQ: NE PO KRIJOJMË NJË VEND KU NJERËZIT JETOJNË NGA PUNA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, vlerësoi se Qeveria aktuale po krijon një shtet për çdo fëmijë që rritet në Mal të Zi, në të cilin ata jetojnë nga puna dhe dija, dhr në të cilin qytetarët janë në radhë të parë. “Kur na duhej të shpëtonim ekonominë e lëkundur, ne vendosëm me vendosmëri dhe guxim themele të forta për rimëkëmbjen,” theksoi Millatoviq. Ai vlerësoi se në vitin paraprak është arritur një dialog i hapur dhe i ndershëm me qytetarët dhe ekonominë dhe se nga të përbashkëta kanë dalë dy paketa masash mbështetëse për luftimin e pasojave negative të shkaktuara nga pandemia Covid19, në vlerë totale prej 320 milionë euro. Ai shtoi se ndihet krenar për çdo ditë të vitit të kaluar, sepse puna dhe mundi janë tregues se ekonomia për të gjithë po ndërtohet në mënyrë të palëkundur. “Vizioni ynë është i qartë – një standard më i mirë jetese me programin Evropa Tani dhe Mali i Zi tani. Fëmijëve tanë dhe çdo fëmije që rritet këtu, t’i krijojmë një vend ku njerëzit jetojnë nga puna dhe dija – ku qytetarët janë të parët!, përfundoi Millatoviq.

SHARE