196 RASTE TË REJA, 2 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 196 raste të reja me Covid 19, si dhe 2 viktima nga kjo sëmundje, të moshës 64 dhe 77 vjeçare.Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 76, Tivat 16, Danilovgrad 15, ndërsa në Tuz u regjistruan 3 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 207 të infektuar. Rastet aktive janë 2,010, nga të cilët 12 në komunën e Tuzit.

SHARE