Në Mal të Zi, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 215 raste të reja ndërsa kanë vdekur 3 persona, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Numri i pëgjithshëm i viktimave me Covid19 në Mal të Zi, që nga fillimi i pandemisë është 2,334. Deri në orën 15:00 janë raportuar shërimi i 262 pacientave. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 2,023.