SONTE BËHET HAPJA ZYRTARE E PAZARIT TË DIMRIT

Sonte më të vegjëlit e komunës së Tuzit do të mblidhen në sheshin e qytetit, ku së bashku me Kryetarin e komunës, Nik Gjeloshaj do të ndezin dritat vezulluese të pemës së Vitit të Ri, duke hapur në këtë mënyrë sezonin e festave të fundvitit në komunën e Tuzit. Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, ceremonia e ndriçimit të bredhit do të fillojë në orën 18:00, por nuk do të përfundoi me aq, pasi që gjatë gjithë mbrëmjes janë planifikuar aktivitete të ndryshme për fëmijë dhe vizita në shtëpizat e vendosura përreth sheshit, ku do të mund të shijoni pijet e ngrohta dhe ushqimet e shijshme vendase. Ata theksojnë se surpriza e plot aktivitete të tjera ju presin gjatë gjithë muajit dhjetor.

SHARE