PREZANTOHET THIRRJA E TRETË PËR APLIKIMIN PËR GRANTE BUJQËSORE NËPËRMJET MASËS 1 – ,,INVESTIMET NË ASETET BUJQËSORE NË FERMA”

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit u organizua prezantimi i thirrjes publike të tretë për aplikimin për grante bujqësore nëpërmjet Masës 1 – ,,Investimet në asetet bujqësore në ferma”, nëpërmjet programit për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në kuadër të IPARD II 2014-2020. Mbi objektivat e thirrjes publike, procedurën e aplikimit, fondet dhe mënyrën e ndarjes së tyre folën, znj. Edita Mahmutoviq – këshilltare e pavarur III në sektorin për autorizim dhe znj. Millica Peruniçiq – këshilltare e pavarur III në sektorin për autorizimin e pagesave nga Ministria e bujqësisë, kurse nga komuna e Tuzit, sekretarja e Sekretariatit për bujqësi znj. Ismeta Gjoka.

SHARE