DREJTORI I FONDACIONIT ISLAMIC RELIEF ALBANIA & ISLAMIC RELIEF KOSOVA VIZITOI KOMUNËN E TUZIT

Drejtori i Fondacionit Islamic Relief Albania & Islamic Relief Kosova Mohamed Soliman ka realizuar takim me Kryetarin e komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj ku kanë diskutuar mundësinë e bashkëpunimit në vazhdimin e implementimit të projekteve edhe në Malin e Zi. Kryetari Gjeloshaj ka premtuar disponueshmërinë për të bashkëpunuar në të gjitha fushat ku Fondacioni Islamic Relief operon. Drejtori i Fondacionit e njoftoi Gjeloshaj që ne do bëjmë të pamundurën të vazhdojnë edhe në Mal të Zi siç janë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SHARE