INSTITUTI: REGJISTROHEN 264 RASTE TË REJA DHE 6 VIKTIMA

Gjashtë persona të tjerë vdiqën si pasojë e koronavirusit, ndërsa u diagnostikuan 264 raste të reja pozitive të infeksionit, njoftoi ISHP. Gjatë ditës së djeshme në Institut janë raportuar gjashtë vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 nga këto komuna: Podgorica (4), Nikshiqi (1) dhe Budva (1). Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 502 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,945.

SHARE