KONTROLLE TË ZGJERUARA PËR RESPEKTIMIN E MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE

Këtë javë, nga e premtja deri të dielën në mbrëmje, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Çështje të Inspektimit dhe Drejtoria e Policisë do të organizojnë aksionin e kontrollit të intensifikuar të respektimit të masave epidemiologjike të përcaktuara në të gjitha qytetet e Malit të Zi, me fokus të veçantë në Podgoricë, Nikshiq, Tivat, Budva dhe Herceg Novi. “Do të bëhet kontrolli i posedimit të certifikatës Kombëtare Dixhitale për COVID në ambientet e hotelierisë dhe në vende të tjera ku bashkohen një numër i madh personash, si dhe nëse shkelen masat e ndalimit të dasmave dhe festimeve të tjera familjare”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje edhe një herë biznesmenëve dhe qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe t’u përmbahen masave të parapara epidemiologjike, para së gjithash për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të të dashurve të tyre dhe të gjithë popullatës.

SHARE