KKSH: NESËR BËHET HAPJA SOLEMNE E LIBRARISË “ULQINI”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Faik Nika njoftoi se të enjten, më 25 nëntor, në ora 18 do të bëhet hapja solemne e Librarisë “Ulqini”. “Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në hapjen solemne të Qendrës së Librit dhe Promovimit “Librarisë Ulqini”, të vetmes me literaturë në gjuhën shqipe në Malin e Zi”, thuhet në mes tjerash në ftesën e KKSH-së. Libraria ndodhet në Bulevardin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, përball Komunës së Ulqinit.

SHARE