KONFERENCA NDËRQEVERITARE MIDIS BE-së DHE MALIT TË ZI NË MES TË DHJETORIT

Konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi do të mbahet në mes të dhjetorit, mësoi TVMZ në Bruksel. Në pyetjen se çfarë mund të presë Mali i Zi nga Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare, Presidenca sllovene e Këshillit të BE-së tha gjatë kësaj ngjarjeje do të shqyrtohet procesi i përgjithshëm i anëtarësimit. “Siç parashikohet nga metodologjia e rishikuar, Konferenca Ndërqeveritare me Malin e Zi do të sigurojë një forum për dialogun politik mbi procesin e reformave. Po ashtu do të marret parasysh procesi i përgjithshëm të anëtarësimit dhe do të përcaktohet plani për vitin e ardhshëm”, theksuan nga presidenca sllovene e Këshillit të BE-së. Ata theksojnë se Mali i Zi duhet të fokusohet në kapitujt 23 dhe 24. “Për sa i përket procesit të anëtarësimit, Mali i Zi duhet të fokusohet në përmbushjen e kritereve kalimtare në fushën e sundimit të ligjit, pas së cilës mund të ndërmerren hapa të mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e presidencës sllovene. Ata theksojnë se Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi janë prioritete të presidencës sllovene.

SHARE