6 TË VDEKUR DHE 385 TË RINJ TË INFEKTUAR

Në 24 orët e fundit, gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mal të Zi dhe janë regjistruar gjithsej 385 raste të reja pozitive me infeksion, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP). Përqindja e rasteve të reja pozitive në totalin e të testuarve për 18 nëntor 2021 ishte 15,08 për qind. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 749 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri total i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 4013.

SHARE