DEPUTETËT DËNUAN ASHPËR GJUHËN E URREJTJES / DO TË SHQYRTOHET RASTI PËR DREJTORIN RADONJIQ

Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit, deputetët dënuan çdo lloj gjuhe të urrejtjes dhe mesazh shovinist, i cili, siç thanë ata, së fundmi është duke u shtuar gjithnjë e më shumë. Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut i Malit të Zi, duke supozuar autenticitetin e njoftimeve në rrjetet sociale që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, ka ngritur rast sipas detyrës zyrtare në lidhje me drejtorin e hidrocentralit Piva, Radomir Radonjiq, njofton institucioni. “Vazhdimisht theksojmë rrezikun social të shkaktuar nga përhapja e gjuhës së urrejtjes në hapësirën publike të Malit të Zi dhe veçanërisht dënojmë situatat e rastësishme në të cilat marrin pjesë bartës të pozitave përgjegjëse”, njoftoi Zyra e Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

SHARE