FD: GJUKANOVIQ KA SHKELUR KUSHTETUTËN / PDS: PËRPJEKJE PËR KOMPROMIS

Deputetët e mazhorancës parlamentare të Qeverisë së Malit të Zi thanë se deklaratat e presidentit Millo Gjukanoviq para kurorëzimit të Mitropolitit Joniakije në Cetijë më 5 shtator janë shkelje e Kushtetutës, ndërsa për opozitën vlerësimet e tilla janë “pamflet politik” dhe tentativë, siç thanë ata, për kompromentimin e Gjukanoviqit. Kjo është bërë e ditur në Kuvendin e Malit të Zi gjatë diskutimit për Propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse Presidenti i Malit të Zi ka shkelur Kushtetutën. Propozimi u dorëzua nga Partia Popullore Socialiste dhe u mbështet nga 36 deputetë si dhe nga Komisioni Kushtetues i Parlamentit të Malit të Zi. Vendimin përfundimtar për shkeljen e mundshme e merr Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi.

SHARE