GJEKA: VENDIMI I QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR DIASPORËN I DËMSHËM DHE SHKURTPAMËS

Deputeti i Koalicionit Shqiptarë “Bashkë një za”, Fatmir Gjeka, reagoi lidhur me Propozimin e Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Ligjit për Bashkëpunim me Diasporën, të Qeverisë së Malit të Zi. Qeveria e Malit të Zi solli Propozimin e Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Ligjit për Bashkëpunim me Diasporën – Mërgimtarët, me të cilin fshihet, respektivisht anulohet ose relativizohet ndarja e obligueshme buxhetore e cila nënkuptonte 0,07 për qind të dedikuara për ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporë – mërgimtarë. “Ky vendim është i keq dhe i dëmshëm. Më shumë dëme do t’i shkaktoi Qeverisë momentale, sesa diasporës tonë. Nëse kemi parasysh faktin që ne jemi pak edhe me të vdekur, atëherë ky vendim është shkurtpamës”, deklaroi për Dan kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti,  Fatmir Gjeka. Ai apeloi tek “autoritetet që kanë kredibilitet personal të ndikojnë në ndryshimin e këtij vendimi të pamenduar”.

SHARE