KOSOVË / PDK-ja FITON MË SË SHUMTI KOMUNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit në 21 komuna. Bazuar në rezultatet aktuale të KQZ-së, zgjedhjet komunale 2021 i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës. PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë, gjithsej nëntë. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje katër komuna.

SHARE