QEVERIA DHE OPOZITA KANË DALLIME PËR SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE

Mbajtja e zgjedhjeve brenda një dite do të ulte tensionet dhe do të kursente burime, thonë qeveritarët, ndërsa opozita pretendon se mazhoranca parlamentare po përpiqet të parandalojë dëmet politike me këtë propozim, e vetëdijshme se do të mposhtet në komunat ku janë caktuar zgjedhjet. Në Kuvendin e Malit të Zi ka përfunduar debati për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilat parashihet që vitin e ardhshëm të njëjtën ditë të mbahen zgjedhjet lokale në 16 komuna të Malit të Zi dhe në Gollubovc. Për këtë akt deputetët do të prononcohen më vonë.

SHARE