INSTITUTI: REGJISTROHEN 12 TË VDEKUR, MË I RIU 23 VJEÇAR

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 582 raste të reja me Covid-19, dhe 12 viktima nga kjo sëmundje. Edhe sot u regjistrua një viktimë në moshë të re, atë 23 vjeçare. Deri në orën 15:00, u raportua shërim i 537 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 5, 668.  

SHARE