DEFICITI PËR NËNTË MUAJ U UL NË 1.4% TË PBB-së

Menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike dhe suficiti disa mujore kanë kontribuar që tu ofrohet menjëherë një jetë më e mirë e qytetarëve përmes programit të reformës “Evropa Tani”, tha ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq. “Ne ia dolëm të zvogëlojmë deficitin buxhetor në nëntë muaj në 1.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) ose 64.7 milionë euro. Kjo është 109 milionë euro ose 63 për qind më pak se sa ishte planifikuar ose 268 milionë euro ose 81 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit te kaluar,” theksoi Spajiq. Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se në shtator të ardhurat kanë qenë më të larta se në te njejtin muaj, në vitin rekord 2019.

SHARE