KORNFELD-MATE: NUMËR I KONSIDERUESHËM I TË MOSHUARVE JETOJNË NË VARFËRI NË MAL TË ZI

Ekspertja e pavarur e të drejtave të njeriut në moshë pranë Kombeve të Bashkuara, Rosa Kornfeld-Mate, është e shqetësuar siç ka thanë ajo që një numër i konsiderueshëm i të moshuarve në Mal të Zi,  ende jetojnë  në varfëri absolute.

Ajo e ka ftuar Qeverinë e MZ, që të vazhdoi me reforma në këtë fushë në mënyrë që të sigurohet mbrojtja sociale e shëndetësisë për të moshuarit.

Ekspertja e pavarur për të drejtat e të moshuarve  të cilën e kanë emëruar Kombet e Bashkuara Rosa Kornfeld-Mate, gjatë vizitës së saj në MZ, përshëndeti angazhimet e arsyeshme të Qeverise së MZ, por  edhe shtoi se “, të moshuarve në MZ,  i nevojitet  mbrojtje me përgjegjësi sociale”.

Numri i të moshuarve në MZ, është rrit gjatë 50 viteve të fundit dhe pritet që deri në vitin 2050, ç’do i pesti qytetarë i MZ, të ketë 60 e më shumë vite.

“Në popullatën që stagnon , një pjesë e të moshuarve do të rritet dhe do të jetë në nivel të lartë.  Sigurimi i plotë i respektimit të drejtave të moshuarve në sistemin e mbrojtjes sociale ka mbet një nga çështjet kyçe” deklaroi Kornfeld-Mate.

Ekspertja e pavarur në shtator të vitit 2018  do ti prezantoi Këshillit për të drejtat e njeriut në Gjenevë  raportin e saj gjithëpërfshirës, i cili do të përmbaj  gjetjet finale  dhe rekomandimet e  sjellura  gjatë vizitës  së saj në MZ.

SHARE